Ndërlidhjet

KABUL


Qendrat e votimit në Afganistan janë mbyllur, duke shënuar përfundimin e votimit për president të vendit.
Rivalët e presidentit të përkohshëm Hamid Kharzai ftuan qytetarët që të bojkotojnë zgjedhjet pasi që sipas tyre, ka pasur gabime teknike. Mirëpo, Komisioni Oranizues i Zgjedhjeve, menjëherë evitojë ato probleme dhe vendosi që procesi i votimit të vazhdoi. Presidenti Kharzai përshëndeti këtë vendim.
"Është hera e parë që Afganistani po kalon nëpërmjet një procesi zgjedhorë. Të gjithë nga ne kemi pritur probleme në ditën e zgjedhjeve. Madje, kemi pasur frikë për probleme më të mëdha, siç janë sabotimet apo sulmet e terroristëve. Jam shumë i lumtur që gjithqka ka shkuar siç duhet në mënyrë paqësore. Ndërkaq, të gjithë ne kandidatët duhet ti rrespektojmë këto rrezultate qfare do që të jenë dhe sa i përket gabimeve teknike, ajo është çështje me të cilën duhet të merret komisionit përkatës", tha Kharzai.
XS
SM
MD
LG