Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

AMSTERDAM


Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës ka paraburgosur sot njërin nga komandantët serb të Bosnjes i cili akuzohet për përfshierjen e tij në dëbimin me forcë të mijëra myslimanëve nga Srebrenica në vitin 1995. Lubisha Beara, ka qenë kolonel dhe shef i sigurisë në ushtrinë e serbëve të Bosnjes. Ai ishte arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe ndërkohë që mbrëmë pas mesnate është dërguar në qendrën e paraburgimit afër Hagës. Autoritetet serbe thanë se "ai ishte vetëdorëzuar për të mbrojtur interesat e shtetit".
"Ne nuk e përdorim fjalën dorëzim, kështu që ai është arrestuar e jo vetëdorëzuar", tha ndërkaq zëdhënësja e prokurorës së këtij tribunali, Florence Hartman.
Ndërkohë Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Britanisë në Beogradë kanë përshëndetur veprimin e autoriteteve serbe për dorëzimin e kolonelit Lubisha Beara në Tribunalin Ndërkombëtarë për Krime të Luftës në Hagë.
XS
SM
MD
LG