Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë një vizite të papritur sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ju tha ushtarëve amerikanë se dhuna dhe vështërsit mund të shtohen në prag të zgjedhjeve të parapara për janar.
Gjatë qëndrimit të tij në bazën ajrore ushtarake në veri-perendim të Bagdadit, Rumsfeld tha se "fitorja për ekstremistët do të thotë se Iraku mund të shndërrohet në bazë ndërkombëtare të operacioneve terroriste".
" Qëllim i ekstremistëve është që ta imponojnë vullnetin e tyre në jetën e të tjerëve duke i terrorizuar dhe njëherësh duke i frikësuar civilët kudo në botë", tha Rumsfeld.
Në zhvillime të tjera në Irak, së paku 20 veta janë vrarë pas shpërthimit të tri makinave bombë në Bagdad. Shpërthimet, e koordinuara, ndodhën në afërsi të Akademisë Policore, Ministrisë së Naftës dhe në afërsi të tregut në Sadr City të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG