Ndërlidhjet

HAGË


Ka rifilluar sot në Hagë gjykimi ndaj ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, pas një muaj ndërprerjeje me qëllim që tu lejohet avokatët mbrojtës të përgaditen për rastin.
Është paraparë që gjyqi të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, mirëpo shumë nga dëshmitarët në listën e Millosheviqit, prej më shumë se një mijë vetësh, nuk kanë pranuar të pyeten nga avokatët.
Millosheviqi ngarkohet me 66 akuza që kanë të bëjnë me rolin e tij në luftërat e viteve të 90-ta në Kroaci,Bosnje dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG