Ndërlidhjet

POIANA BRASOV


Franca dhe Gjermania e kanë hedhur poshtë thirrjen e Shteteve të Bashkuara që forcat e NATO-s dhe ato të koalicionit në Afganistan, të shkrihen në komandë të vetme.
Para takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Rumani, ambasadori amerikan në NATO Nicholas Burns tha se NATO-ja duhet të sajojë një plan për misionin e kombinuar.
Ministreja franceze e Mbrojtjes Michele Alliot-Marie, tha se për Francën propozimi "nuk ka logjikë operacionale", ndërsa ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Struck tha se qeveria e tij e kundërshton shkrirjen e dy komandave.
Megjithate, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer sugjeroi mbështetje për kërkesën amerikane.
"Të ketë dy misione të ndara në Afganistan, nuk është model ideal në planin afatgjatë, prandaj plani operacional ka ambicje t'i integrojë dy misionet", tha de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG