Ndërlidhjet

TIRANË/PRISHTINË


Të paktën 15 gjimnazistë të Malishevës, humbën jetën në mënyrë tragjike, dhe 37 të tjerë janë lënduar derisa po ktheheshin në Kosovë pas një ekskursioni pesë ditor në Durrës dhe Shkodër.
Një prej pesë autobusëve të mbushur me nxënës u përplas me një automjet tip mercedes benz pasdite, rreth orës 14.00, në vendin e quajtur Ura e Bicajve në Pukë.
Pritet që Shqipëria të shpallë një ditë zie kombëtare për këtë humbje tragjike të jetës së të rinjve të Malishevës.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe zëvendëskryeadministratori Lari Rosin, janë nisur në mbrëmje për në Shqipëri. Më herët për në vendin e ngjarjes janë nisur edhe drejtuesit e komunës së Malishevës. Drejtori i drejtorisë së shëndetësisë në Malishevë Aziz Thaçi, tha se kjo ngjarje është një tragjedi e përjetuar rëndë në këtë komunë. Ndërkohë presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, përmes një komunikate për shtyp, ka shprehur pikëllimin e thellë për tragjedinë që ndodhi në afërsi të fshatit Gjegjan të Pukës në Shqipëri dhe ka falenderuar autoritetet shqiptare për angazhimin me këtë rast. Familjet i ka ngushëlluar edhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili ka kërkuar që dita e nesërme të shpallet ditë zie në gjithë Kosovën. Ndërkaq familjet e atyre që humbën jetën në këtë fatkeqësi, i ka ngushëlluar edhe kryeparlamentari Nexhat Daci. (Më gjerësisht në rubrikën Aktuale).
XS
SM
MD
LG