Ndërlidhjet

TIRANË


Rritet në 16 bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Gjegjan. Drejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës Bajram Begaj, ka konfirmuar se natën e mbrëmshme ka humbur jetën edhe një tjetër maturant i plagosur gjatë aksidentit, Mufail Morina, i cili nuk mbijetoi dot plagëve të marra. Ndërkaq, bëhet fjalë për 36 të plagosur. Begaj sqaroi se edhe tre të plagosur ndodhen në reanimacion, ndërsa ka konfirmuar se me ndihmën e Ambasadës Italiane 18 vjeçarja Ardita Duraj, do të dërgohet për kurim në Brindizit të Italisë, ndërsa për tre persona të tjerë për momentin lëvizja është e pamundur të kryhet.
XS
SM
MD
LG