Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësues të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, të Komitetit danez për Refugjatë dhe qeverisë serbe po diskutojnë në Beograd mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen refugjatët serbë nga Kosova. Sipas kreut të zyrës së UNHCR-së në Beograd problem kryesor po bëhet mosdëshira në rritje e refugjatëve për t'u kthyer në shtëpitë e tyre.
Njëherësh në takim u fol për rreth 200 mijë serbë të larguar nga Kroacia e 100 mijë nga Bosnja që jetojnë aktualisht në Serbi.
XS
SM
MD
LG