Ndërlidhjet

FALLUXHA


Trupat tokësore amerikane kanë lëvizur drejt Falluxhës, pas sulmeve ajrore të forcave amerikane gjatë natës së shkuar. Lili Gilbert, zëdhënës i forcave amerikane ka theksuar se qëllimi i aksioneve është të shkatërrojnë bazat e militiantëve që përdoren për organizimin e sulmeve terroriste.
Kryeministri irakian ka përsëritur se Falluxha duhet të dorëzojë terroristin Abu Musa al-Zarqaui, mbështetësit e të cilit kanë marrë përsipër përgjegjësitë për shumë nga sulmet në Irak. Gjatë sulmeve të natës së shkuar nga forcat irakiane dhe ato të koalicionit llogariten 8 irakianë të vdekur e 23 të plagosur.
XS
SM
MD
LG