Alma Çupi, Tiranë
Gjimnazistët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë kanë ndërprerë mësimin dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të vëllezërve të tyre nga Malisheva, që humbën jetën dje në mënyrë tragjike nga një aksident automobilistik. Gjimnazistët e Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së mjekëve të Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak për të lënduarit rëndë.
Dritani, maturant në shkollën e mesme " Petro Nini Luarasi", thotë se mësuesit e Tiranës bashkohen me dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre.
"Bashkohemi sot me këtë dhimbje dhe siç e shihni ju jemi shumë të gatshëm dhe shumë veta qëndrojnë këtu, qoftë për të dhuruar gjak, qoftë për të dhënë kontributin e tyre me një ndihmë sado të vogël, sado modeste për vëllezërit tanë."
Në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë është organizuar po sot një ceremoni e përshtatshme mortore, ndërsa flamuri kombëtar në të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale, është ulur në gjysëm shtizë dhe stacionet televizive kanë transmetuar muzikë funebre. Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ku i shpreh ngushëllimet familjeve dhe të gjithë popullit të Kosovës për këtë humbje tragjike. Mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe lideri demokrat Sali Berisha, i cili shpreh keqardhjen e madhe për këtë ngjarje të rëndë dhe thekson se jo vetëm familja e tij, por i gjithë populli shqiptar është pranë familjeve të viktimave.
"U shpreh familjeve të të rinjve që humbën jetën në Fushë-Arrëz, të afërmve të tyre, qytetarëve të Malishevës dhe të mbarë Kosovës, presidentit dhe qeverisë së Kosovës, ngushëllimet më të sinqerta", tha zoti Berisha.
18 vjeçarja Ardita Sduraj, u transportua në orët e pasdites me një avion ushtarak drejt Brindisit për një trajtim më të specializuar mjekësor. Tre të aksidentuar të tjerë janë ende në repartin e reanimacionit të Spitalit Ushtarak. Ndërkohë dhjetra qytetarë të kryeqytetit si dhe ushtarakë të forcave të NATO-s në Shqipëri, i janë përgjigjur thirrjes së mjekëve për të dhuruar gjak. Në Spitalin e Tiranës po sot kanë mbërritur edhe familjarët e të lënduarve. Babai i Leonora Krasniqit, i cili tashmë ndodhet pranë vajzës së tij të lënduar, tregon për median se ndërsa vinte për Tiranë, pa edhe vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe ai moment për të ka qenë mjaft tronditës.
"Nuk isha në gjendje t'i jepja makinës, po i jepte një shoku im. Në vendin ku kishte rënë autobusi ishte policia dhe u ndalëm, pamë greminën ku kishte rënë autobusi. Kishin mbetur gjërat që u përkisnin nxënësve. Ishte një moment shumë tronditës."
Ndërkohë disa të lënduar që kanë qenë spitalin e qytetit të Lezhës, janë transportuar për në spitalin e Shkodrës. Në spitalin e Tiranës aktualisht ndodhen 17 të plagosur dhe gjendja e disave prej tyre është drejt përmirësimit.