Ndërlidhjet

RIAD


Miliona myslimanë në të gjithë botën kanë filluar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët islamë agjërojnë dhe falen.
Mbreti i Arabisë Saudite në një mesazh me rastin e kësaj dite ka kërkuar nga besimtarët që gjatë këtij muaji "të kujdesen për të mbajtur një besim islam tolerant, që nuk e pranon dhunën".
Ramazani është gjithmonë në muajin e nëntë sipas kalendarit hënor mysliman dhe synon të kujtojë sjelljen e Kuranit në tokë nga profeti Muhamed.
Presidenti amerikan, George Bush, i ka uruar sot besimtarëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë fillimin e muajit të shenjtë.
XS
SM
MD
LG