Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportohet se trupat tokësore dhe ajrore të Shteteve të Bashkura po përleshen sot me kryengritësit në qytetin Falluxha, që është në pjesën perëndimore të Irakut. Më herët, ushtria amerikane ka kumtuar se mbrëmë vonë ka sulmuar një postbllok ilegal, në të cilin operonin përkrahësit e njërit prej liderëve të kryengritësve, Abu Musab al-Zarkawi. Burime spitalore në Falluxha kanë thënë se nga këto sulme janë vrarë tre persona. Ndërkaq, mbrëmë vonë, nga përplasja e dy helikopterëve, në jugperëndim të Bagdadit, janë vrarë dy ushtarë amerikan dhe dy të tjerë janë plagosur, ka kumtuar ushtria e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG