Ndërlidhjet

MINSK


Komisioni zgjedhor në Bjellorusi bën të ditur se votuesit masivisht kanë marrë pjesë në referendum dhe i kanë hapur rrugën kandidimit të presidentit aktual, Aleksander Llukashenko, për një mandat të tretë.
Ligji aktual nuk lejon kandidimin për president më shumë se dy mandate.
Së bashku me votimet për referendumin janë zhvilluar dhe ato parlamentare, ku anëtarët e opozitës nuk kanë mundur të fitojnë asnjë vend në parlamentin prej 110 deputetësh. Opozita ka vlerësuar se votimi ishte plotësisht i manipuluar, derisa vëzhguesit ndërkombëtarë kanë bërë të ditur se votimi nuk i përmbushte standardet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG