Ndërlidhjet

ORLANDO


Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale të 2 nëntorit në Shtetet e Bashkuara ka filluar në disa shtete. Presidenti aktual George Bush dhe sfiduesi i tij senatori John Kerry po shkëmbejnë akuza të ashpëra rreth Irakut dhe luftës kundër terrorizmit. "Kerry ka strategji të tërheqjes nga Iraku dhe keqkuptim të luftës ndaj terrorizmit", tha Bush gjatë qëndrimit të Nju Jersey.
"Qasja e senatorit Kerry do të lejojë përgjigjjen e terroristëve vetëm pasi Amerika të goditet. Pikëpamjet e para 11 shtatorit nuk janë mënyrë për ta mbrojtur vendin tonë", tha Bush.
Ndërkaq Kerry tha se politika e Bushit në Irak është rrëmbyer nga ideologjitë dhe akuzoi presidentin për fshehje arrogante të së vërtetës rreth luftës në Irak.
"Presidenti ende vazhdon t'ju thotë amerikanëve se po arrijmë progres dhe gjërat në Irak shkojnë mirë. Mirëpo,kur bëhet fjalë për Irakun, mendojë se ka ardhur koha që presidenti të deklaroi se çfarë i kanë thënë privatisht gjeneralët e ushtrisë", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG