Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku katër veta janë vrarë dhe më shumë të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit të një granate në qendrën e Gardës Kombëtare Irakiene në Bagdad.
Ndërkohë në Fallujah po vazhdojnë sulmet kundër militantëve, të cilat sipas burimeve amerikane kanë mundësuar shkatërrimin e disa shtëpive dhe qendrave të municionit të mbështetësve të Abu Musab Al Zarkavit.
Në përpjekje për t'i dhënë fund dhunës para zgjedhjeve të përgjithshme të janarit, kryeministri irakian ka bërë publik planin që parasheh shkëmbimin e armëve kundrejt pagesës. Një projekt i tillë deri tani është zbatuar vetëm në qytetin Sadr.
XS
SM
MD
LG