Ndërlidhjet

BAGDAD


Drejtuesja e organizatës humanitare "Care International", për Irak, irakienja me origjinë britanike, Margaret Hassan, është kidnapuar sot në Bagdad nga një grup i militantëve. Ministri i jashtëm britanik Jack Strou, duke folur në Londër e dënoi këtë akt.
"Jam i shqetësuar pas njoftimit për kidnapimin e Margaret Hasanit, drejtoreshe organizatës 'Care Interanational' për Irak. Zonja Hasan ka punuar rreth 30 vite në Irak për të mirën e irakienëve", tha Strou.
Në zhvillime të tjera, gjatë shpërthimit të një granate në qendrën e Gardës Kombëtare Irakiene në Bagdad, janë vrarë të paktën 4 pjesëtarë të kësaj garde ndërsa rreth 80 janë plagosur.
Ndërkohë njoftohet se në Ramadi po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet forcave amerikane dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG