Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryesuesi i rradhës i OSBE-së Solom Passy, njëherësh shef i diplomacisë bullgare tha se i kupton shqetësimet e serbëve të Kosovës, mirëpo megjithatë i fton ata të marrin pjesë në zgjedhjet e së shtunës. Ai shtoi se OSBE-ja, Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja do të bëjnë gjithë çka është e mundur për të garantuar siguri në ditën e zgjedhjeve. Këto komente Passy i bëri pas takimit me presidentin e Serbisë Boris Tadiq në Beograd.
Ndërkaq Tadiq sërish ftoi serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje me qëllim që edhe zëri i tyre të dëgjohet në institucionet vendore. Nga ana tjetër kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica tha se pjesëmarrja në zgjedhje është e pakuptimtë përderisa serbët nuk janë të sigurtë.
XS
SM
MD
LG