Ndërlidhjet

IOVA


Fushata presidenciale në Shtetet e Bashuara për zgjedhjet e 2 nëntorit vazhdojë edhe sot përderisa në disa shtete tashmë ka filluar votimi. Të dy kandidatët presidencial George Bush dhe John Kerry qëndruan sot në Iova.
"Amerika duhet t'i fitojë dy betejat, në Irak dhe kundër terrorizmit", tha senatori Kerry para simpatizuesve në Uaterllo të Iovës.
"Amerika duhet të luftojë dhe t'i fitojë të dyja luftërat, atë në Irak si dhe luftën kundër terrorizmit. Duket se presidenti Bush është ngatërruar me të dyja këto luftëra. Ai shprehet se Iraku është në qendër të luftës kundër terrorizmit. Por, në fakt, Iraku ishte një shmangie nga lufta kundër terrorizmit", vlerësoi Kerry. Ndërkohë Bush para përkrahësve të vet në Mason City të Iovës theksoi se
"senatori Kerry kohëve të fundit është pyetur se si sulmet e 11 shtatorit e ndryshuan atë. Ai u përgjigj se ato nuk e ndryshuan aspak. Pikëpamjet e tij të pandryshueshme për botën janë të qarta kur ai luftën kundër terrorizmit, para se gjithash, e konsideron si operacion të shërbimeve të kundërzbulimit dhe të agjencive për zbatimin e ligjit, e jo siç mendoj unë, që lufta kërkon përdorimin e gjithë forcës amerikane me qëllim që të mbetemi të sigurtë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG