Ndërlidhjet

LONDËR


Britania u dakordua me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ta rivendosur një bataljon të trupave britanike në Irakun qendror, megjithë kundërshtimet e forta brenda vetë Partisë Laburiste.
Sekretari britanik i Mbrojtjes Goeff Hoon tha se krerët e ushtrisë kishin konkluduar se niveli i rrezikut për ushtarët britanikë ishte i pranueshëm.
"Nisur nga këshillat e ushtarakëve, qeveria vendosi se ne duhet ta pranojmë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ndihmë", tha Hoon, sipas të cilit, 850 ushtarët britanikë do të rivendosen për një "periudhë të kufizuar dhe të caktuar kohore, që do të zgjatë me javë, e jo me muaj".
Në Bagdad, ministri i jashtëm irakien Hoshyar Zebari sot u ankua se Kombet e Bashkuara nuk kanë dërguar ekspertë të mjaftueshëm, që do t'i përgatitin zgjedhjet e janarit.
Kombet e Bashkuara e tërhoqën personelin nga Iraku, pas sulmit në selinë e organizatës në Bagdad, që la 22 të vrarë, përfshirë të dërguarin special Sergio ieira de Mello.
XS
SM
MD
LG