Ndërlidhjet

BERLIN


Udhëheqësit e Unionit Demokristian, partisë më të madhe opozitare në Gjermani, kanë vlerësuar se politika aktuale e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, e njohur si 'standardet para statusit', është pengesë për zhvillimin pozitiv të rajonit.
Në komunikatën e përbashkët të lëshuar pas një vizite në Kosovë, zyrtarët e partisë Christian Schmidt dhe Christian Ruck, thanë se "gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se parimi standardet para statusit i pengon investimet në Kosovë".
Sipas tyre, në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, investimet janë pamundësuar shkaku i marrëdhënieve të paqartësuara, ndërsa "puna e UNMIK-ut nuk është efektive".
Politika 'standardet para statusit' duhet ndryshuar sa më shpejt, që Kosova të fitojë perspektivën e qartë për statusin. Nëse kjo s'ndodh, Kosova do të mbetet fuçi baroti", kanë vlerësuar demokristianët gjermanë.
XS
SM
MD
LG