Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jaap de Hoop Scheffer, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që nesër të dalin në zgjedhje, e veçanarisht i ka bërë thirrje për pjesëmarrje komunitetit serb. Scheffer ka thënë se aleanca i sheh zgjedhjet të një rëndësie të veçantë. "KFOR-i do të luajë pjesën e saj të plotë në ruajtjen e një mjedisi paqësor ndërkaq që NATO-ja ka vendosur trupa shtesë në Kosovë dhe rajon për të demonstruar vendosmërinë dhe kapacitetin tonë", theksoi Scheffer.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.