Ndërlidhjet

PRISHTINË: QYTETARËT PRESIN NDRYSHIME NGA ZGJEDHJET E SOTME"


Prishtinasit, që në orët e para të mëngjesit iu janë drejtuar qendrave të tyre të votimit për të zgjedhur deputetët për Kuvendin e Kosovës.
Votuesit presin nga institucionet e ardhshme që të bëjnë ndryshime sidomos në fushën ekonomike.
Qerim Gashi, i cili sapo kishte hedhur votën e tij, pret nga këto zgjedhje rritjen e shkallës së punësimit dhe ulje të korrupsionit.
“Po pres ndryshim , të ketë më shumë punësim, më pak korrupsion, të ketë më shumë siguri, të ketë më shumë drejtësi”, thotë zoti Gashi, pas hedhjes së votës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nazmi Halili, një qytetar tjetër i Prishtinës shpreson që këto zgjedhje të kalojnë në nëyrë të qetë dhe demokratike.
“Të ketë zgjedhje të sukseshme , si të gjitha zgjedhjet para këtyre”, thotë për "Evropa e Lirë" z. Nazmi Halili.
Zuhra Mustafa pas zgedhjeve pret zgjidhjen e statusit të Kosovës.
“Dicka më mirë, presim pavarësinë e Kosovës gjithashtu”, shprehet zonja Mustafa.
Nga institucionet e ardhshme, që do të dalin nga këto zgjedhje Shkëlzen Shosholli pret ndryshime në të gjitha sferat e jetës, pasi sic thotë "dihet cfarë krize është, ndaj presim ndryshime në punësim dhe në të gjitha institucionet shtetërore”.
Mbikqyrësi në Qendrën e votimit të Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë, Shaban Bicaj, tregon se deri tani votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
“Votimi ka filluar në kohë, sepse ne kemi qenë këtu para orës 6:00. Kemi marrë materialin e ndjeshëm e kemi shpërndarë ashtu sic duhet. deri tani, pra në orën 8:00 kanë votuar mbi 60 dhe cdo gjë është në nivel”, përfundon mbikqyrësi Bicaj.

Albana Isufi – Prishtinë

XS
SM
MD
LG