Ndërlidhjet

FORT MYERS


Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan George Bush dhe sfiduesi demokrat John Kerry, e vazhduan fushatën ndërsa anketimet flasin për garë tepër të ngushtë.
Në paraqitjet në shtetin jugor Florida, Bushi e mbrojti politikën e tij dhe e akuzoi rivalin Kerry se është tepër i dobët për ta prirë luftën kundër terrorizmit.
Ndërkaq Kerry, duke folur në shtetin perëndimor Colorado, e kritikoi Bushin për mos kapjen e liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden.
Anketimet e fundit të revistës Newsweek tregojnë se dy kandidatët kanë nga 46%, ndërsa kandidatin e pavarur Ralph Nader e mbështesin 2% të anketuarve.
XS
SM
MD
LG