Ndërlidhjet

TOKIO


Tronditje të shumta vazhduan ta lëkundin veriun e Japonisë, pas tërmetit më vdekjeprurës në 9 vitet e fundit, që la të paktën 18 të vrarë dhe rreth 1.500 të plagosur.
Mijëra banorë të frikësuar të prefekturës Niigata e kaluan natën jashtë pas tronditjes së djeshme që kishte manjitudën prej 6.8 ballësh të Rihterit.
Japonia është ndër zonat më seizmike në botë, dhe atje regjistrohen 20% e tërmeteve të botës me fuqi mbi 6 shkallë.
XS
SM
MD
LG