Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, ka akuzuar Serbinë se po minon përpjekjet për ndërtimin e një demokracie shumëetnike në Kosovë.
"Është e qartë se njerëz në Beograd si dhe në mesin e kishës janë të vendosur të minojnë cdo përpjekje për të krijuar një shoqëri shumë-etnike dhe të sigurt për cdokënd në Kosovë", ka thënë Petersen në një intervistë për agjencinë Reuters, vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë.
Më tej Petersen ka shtuar se "ka shumë njerëz në Beograd, interesi kryesor i të cilëve nuk janë qytetarët. Disa udhëheqës serbë kanë mbetur në të kaluarën dhe qëllimi i tyre është të provojnë se një Kosovë shumë-etnike është e pamundur."
Shefi i UNMIK-ut ka sqaruar se rreziku për dhunë në të ardhmen nga shqiptarët është shumë i ulët, derisa i druhet taktikave serbe. "Jam i shqetësuar se ka nga ata që janë tepër të vendosur që edhe me mjete jodemokratike të bllokojnë përparimin dhe ecjen përpara. Ata që sjellin pengesa të tilla nuk duhet të shpërblehen me një shtyrje eventuale të rishqyrtimit të standardeve, derisa bisedimet Prishtinë-Beograd për cështjet e sigurisë duhet të fillojnë sa më parë", ka thënë Petersen.
XS
SM
MD
LG