Ndërlidhjet

BAGDAD


Mbi shtatë sulme me bomba drejtuar kundër forcave të koalicionit kanë ndodhur gjatë ditës në Bagdad dhe në qytetin Ramadi.
Në të tjera zhvillime mbi 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e pesë sulmeve të ndara në pjesë të ndryshme të Irakut. Në mesin e viktimave janë civilë, një ushtar amerikan dhe drejtuesi i një fisi të njohur në Mosul. Raportohet se në mesin e të lënduarve nga këto sulme janë dhe disa ushtarë australianë.
Në të tjera zhvillime, kryeministri britanik Tony Blair, në konferencën e tij të rregullt për media lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Irak dhe sulmet terroriste ka deklaruar:
"Nëse populli i Irakut do të mund të zgjedhë qeverinë e vet kjo do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet e terroristëve. Tani ata po përpiqen të tregojnë se bëhet fjalë për një forcë pushtuese që shtyp popullin e Irakut. Ajo që ata duan të bëjnë është të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve."
XS
SM
MD
LG