Ndërlidhjet

HAGË


Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje lidhur me bojkotimin e zgjedhjeve të së dielës nga ana e serbëve të Kosovës dhe u ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të luajnë një rol konstruktiv në Kosovë.
"Bashkimi Evropian shpreh zhgënjimin e vet me pjesëmarrjen e vogël të komunitetit serb të Kosovës, thuhet në deklaratën e presidencës holandeze të Bashkimit Evropian. Është me interes të serbëve që të marrin pjesë plotësisht në jetën politike në Kosovë, thuhet në këtë deklaratë. Bashkimi Evropian ka lavdëruar mënyrën e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG