Ndërlidhjet

STRASBURG


Shefi i ardhshëm i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka tërhequr propozimin për ekipin e tij të komisionerëve, pasi që rrezikohej nga vetoja e Parlamentit Evropian.
Ai i tha Parlamentit Evropian se nëse do të votohej sot atëherë rezultati nuk do të ishte pozitiv për institucionet e Evropës.
"Më duhet më shumë kohë që të shqyrtojë këtë çështje me këshillin dhe të konsultohem me ju ashtu që të kemi një përkrahje të fuqishme për komisionin e ri", tha Barroso.
Ai i bëri këto komente pasi që socialistët dhe të tjerët në parlamentin e Strasburgut thanë se do të votojnë kundër ekipit të Barrosos pasi që në të ishte përfshirë italiani kontravers Rocco Buttiglionin.
XS
SM
MD
LG