Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka takuar sot në Berlin presidentin e Serbisë Boris Tadiq, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga minoriteti serb.
Tadiq u pat kërkuar serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje. Një zëdhënës i qeverisë gjermane në kushte anonimiteti ka thënë se Schroeder ka shprehur respekt për këtë qëndrim të z. Tadiq.
Të dy liderët kanë biseduar për situatën në Ballkan dhe kanë shprehur interesimin e tyre për një zhvillim paqësor të rajonit.
XS
SM
MD
LG