Ndërlidhjet

RAMALLAH


Një ekip i mjekëve nga Jordani, përfshirë Ashraf Kurdi, mjekun personal të Yaser Arafatit, e kanë vizituar liderin palestinez në selinë e tij në Ramallah, ndërsa bashkëpunëtori i Arafatit, Nabil Abu Rdeneh tha se së shpejti do të merret vendimi për transferimin e tij në spital.
"Gjendja e tij është stabile. Ai ka nevojë për të pushuar, ndërsa vendimin për ta dërguar në spital do ta marrin mjekët", tha Rdeneh.
Zyrtarët izraelitë thanë se kryeministri Ariel Sharon me homologun e tij palestinez Ahmed Qorei kanë rënë dakord t'i mundësojnë liderit palestinez të transferohet jashtë vendit për trajtim mjekësor.
"Izraeli i miratoi dhe do të vazhdojë t'i miratojë kërkesat e mjekëve. Ndihmat do të ofrohen në bazë të kërkesave të palestinezëve", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Shaul Mofaz.
Izraeli ka thënë më parë se Arafati mund të largohet nga Bregu Perëndimor, por ndoshta nuk do t'i mundësohet kthimi prapë.
XS
SM
MD
LG