Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia i ka mohuar akuzat se forcat ruse kanë trafikuar arka me eksploziv nga Iraku, para invazionit të Shteteve të Bashkuara në mars të vitit 2003.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Vyacheslav Sedov, i hodhi poshtë akuzat si "apsurde" dhe "qesharake".
Mohimi u bë pas shkrimit në Washington Times, që citon zyrtarin e departamentit të Mbrojtjes John Shaw, të ketë thënë se forcat speciale ruse "pothuajse me siguri" kanë ndihmuar për nxjerrjen e eksplozivit.
Para dy javësh, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore raportoi se 377 tonë eksploziv ishin zhdukur pas invazionit në Irak nga uzina Al-Qaqaa në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG