Ndërlidhjet

KABUL


Policia afgane ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur automjetin, me të cilin besohet së është realizuar rrëmbimi i djeshëm i tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara, mes të cilëve është dhe Shqipe Habibi nga Kosova. Njëherësh kanë vazhduar operacionet e forcave afgane dhe atyre të NATO-s në kërkim të tyre. Trupat amerikane janë të gatshme të ndërmarrin operacione shpëtimi nëse mësohet vendndoshja e tre punonjësve të Organizatës botërore.
Ishaq Manzur, nga grupi Xhamiat Xhaish al Muslimen, ka bërë të ditur se tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara të rrëmbyer "janë mirë dhe gjenden në vend të sigurt".
"Po verifikojmë identitetin e tyre dhe do kërkojmë nga vendet përkatëse të tërheqin trupat nga Afganistani" ka bërë të ditur Ishaq Manzur për agjencinë e lajmeve, AP.
Ndërkaq agjencitë e lajmeve duke cituar kolegët e Shqipe Habibit në Kabul kanë theksuar se Habibi është një nga punonjëset më të përkushtuara të misionit të organizatës botërore në Kabul.
XS
SM
MD
LG