Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ROMË


Në Romë u nënshkrua kushtetuta e re evropiane, që është cilësuar si një hap përpara drejt një Evrope realisht të bashkuar.
"Kjo kushtetutë nuk është e përkryer, por përfaqëson një përparim shumë të madh", ka theksuar para fillimit të ceremonisë, Romano Prodi, kreu aktual i Komisionit Evropian.
Rreth 600 shtetarë, përfshi dhe drejtuesit më të lartë të 25 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Romë. Që kushtetuta të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga cdo vend anëtar. Mospranimi qoftë dhe nga një prej tetë vendeve që priten të mbajnë referendum për këtë cështje do ta shpallte atë të pavlefshme.
XS
SM
MD
LG