Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, dhe sfiduesi i tij në garën presidenciale, kandidati demokrat John Kerry, kanë vazhduar akuzat e ndërsjellta për paaftësi në takimet e tyre parazgjedhore.
Bush ka vazhduar të portretizojë kundërshtarin e tij politik si të dobët.
"Vullneti i senatorit që të shesë parimet e tij për përfitime politike tregojnë qartë se John Kerry është njeriu i gabuar në kohë të gabuar për postin e presidentit", tha Bush.
Nga ana tjetër Kerry ka theksuar sërish paaftësinë dhe përgjegjësinë e Bushit për mungesën e 380 tonëve lëndë shpërthyese në Irak.
"George Bush po iu ikën shpjegimeve, duke u përpjekur të fajësojë të gjithë me përjashtim të vetvetes. Ai i ikën përgjegjësisë. Në fakt ne kemi nevojë për një president që merr përsipër përgjegjësitë dhe kupton se cfarë do të thotë të jesh komandant i përgjithshëm", tha Kerry. Mediat amerikane kanë ofruar xhirime që dëshmojnë se lëndët shpërthyese në Irak janë zhdukur pas hyrjes së forcave amerikane.
Presidenti Bush kishte deklaruar se ato mund të ishin zhdukur përpara rënies së regjimit të Sadam Huseinit. Të dy kandidatët, sipas anketave të opinionit, vazhdojnë të jenë tepër pranë.
XS
SM
MD
LG