Ndërlidhjet

ROMË


Në Romë u nënshkrua kushtetuta e re evropiane, që është cilësuar si një hap përpara drejt një Evrope realisht të bashkuar.
Që kushtetuta të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga cdo vend anëtar.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni kërkoi nga homologët e tij evropian që të bëjnë presion në vendet e tyre për ta miratuar atë më shpejtë.
"Asnjëherë më parë në histori vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë nuk kanë pasur një rol më të rëndësishëm në lidhjen e fatit të qindra miliona njerëzve", tha Berluskoni.
Mospranimi qoftë dhe nga një prej tetë vendeve që priten të mbajnë referendum për këtë cështje do ta shpallte kushtetutën të pavlefshme.
XS
SM
MD
LG