Ndërlidhjet

DUBAI


Osama bin Laden ka thënë në një videincizim të transmetuar nga televizioni satelitor arab Al- Jazeera, se presidenti amerikan George Bush ka dështuar me politikën e tij për Lindjen e Mesme dhe se është duke provokuar militantët myslimanë, që të sulmojnë sërish Shtetet e Bashkuara.
Lideri i Al Qaidës ka pranuar ai është përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit të 2001 në Shtetet e Bashkuara. Siaps tij ato janë kryer si pasojë e padrejtësive që u janë bërë libanezëve dhe palestinezëve nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Bin Laden ka thënë se Bushi po "vazhdon t'i mashtrojë" amerikanët, prandaj ka arsye që të përsëriten sulmet e 11 shtatorit.
Presidenti Bush ka reaguar menjëherë duke thënë se terroristët nuk mund të kenë ndikim te amerikanët.
"Më lejoni ta qartësojë këtë gjë. Amerikanët nuk do të tremben dhe ndikohen nga një armik i vendit tonë", ka thënë Bush.
Senatori demokrat Kerry ka thënë se nëse ai zgjedhet president, do të bëjë cdo gjë që është e mundur për t'i eliminuar terroristët.
"Nuk do të ndalem asnjëherë për t'i ndjekur, zënë ose për t'i vrarë terroristët kudo që të jenë, sa do gjatë që të zgjasë."
Shtëpia e Bardhë beson se videkaseta është autentike dhe e bërë kohëve të fundit.
XS
SM
MD
LG