Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Sot fillon rinumërimi i mbi 660 mijë votave të zgjedhjeve të 23 tetorit. Për rinumërim ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pritet të zgjasë deri të hënën, ku pritet publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. “KQZ vendoi unanimisht për rinumërimin e votave, pas ankesave të shumta që kanë ardhur nga partitë dhe pasi që janë parë parregullsi”, ka deklaruar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Pascal Fieschi. Ai tha se një gjë e tillë nuk dëmton kredibilitetin e zgjedhjeve, por vërteton edhe njëherë “se sa i mbrojtur është sistemi”. Fieschi e quajti rinumërimin e votave një “proces normal”.
XS
SM
MD
LG