Ndërlidhjet

DUBAI


Osama bin Laden ka thënë në një videoincizim të transmetuar nga televizioni arab Al- Jazeera, se presidenti George Bush ka dështuar me politikën e tij për Lindjen e Mesme dhe se është duke provokuar militantët myslimanë, që të sulmojnë sërish Shtetet e Bashkuara.
Lideri i Al Qaidës ka pranuar se ai është përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Sipas tij ato janë kryer si pasojë e padrejtësive që u janë bërë libanezëve dhe palestinezëve nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Presidenti Bush ka reaguar menjëherë duke thënë se terroristët nuk mund të kenë ndikim te amerikanët.
"Më lejoni ta qartësojë këtë gjë. Amerikanët nuk do të tremben dhe ndikohen nga një armik i vendit tonë", ka thënë Bush.
Senatori demokrat Kerry ka thënë se ai do të bëjë cdo gjë që është e mundur për t'i eliminuar terroristët.
"Nuk do të ndalem asnjëherë për t'i ndjekur, zënë ose për t'i vrarë terroristët kudo që të jenë, sado gjatë që të zgjasë."
Shtëpia e Bardhë beson se videkaseta është autentike dhe e bërë kohëve të fundit.
XS
SM
MD
LG