Ndërlidhjet

KABUL


Militantët që i kanë rrëmbyer tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, thanë sot se do ta shtyjnë afatin për plotësimin e kërkesave të tyre, por megjithatë përsëritën se pengjet do të vriten nëse Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjithë të burgosurit Talibanë dhe të Al-Kaidës.
Grupi Armata Myslimane, i cili është ndarë nga talibanët e ka pohuar përgjegjësinë për rrëmbimet. Akbar Agha, i cili pohon se komandon grupin, tha se tre pengjet, Shqipe Hebibi, Anetta Flaningan dhe Angelito Nayan, mbahen në lokacione të veçanta për ët evituar mundësinë e ikjes.
Ndërkohë, të hënën në mbrëmje kryeadministratori Soren Jessen Petersen, kryeministri Bajram Rexhepi dhe qytetarë të shumtë janë lutur për fatin e Shqipe Hebibit dhe kanë kërkuar nga militantët lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG