Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali për Krime Luftë në Hagë njoftoi se ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq i është dhënë e drejta për t'u mbrojtur vetë pas ankesës që kishte bërë për shkak të imponimit të avokatëve.
Gjyqi i Apelit vendosi, që dy avokatët e emëruar do të mbesin edhe më tej në detyrë, ndërsa Millosheviqit do t'i jepet mundësia për ta mbrojtur veten për aq sa i lejon shëndeti i tij.
Millosheviq pat refuzuar vendimin e gjyqit që emëroi dy avokatë brianëikë për ta mbrojtur atë, pasi që shëndeti i lig i tij vazhdimisht e shtynte seancat gjyqësore.
Millosheviqi akuzohet për krime lufte dhe gjenocid të kryer në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG