Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara kanë filluar votimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm amerikan. Pritet që në këto zgjedhje të marrin pjesë ndërmjet 106 deri në 121 milionë amerikanë.
Anketimet e fundit të bëra para disa orëve, dëshmojnë se presidenti aktual, George Bush dhe kandidati demokrat John Kerry , kanë gjasa të barabarta për të fituar. Presidenti Bush tashmë ka votuar në Crawford të Texas-it, vetëm 30 minuta pas hapjes së vendvotimeve.
Pas votimit presidenti Bush para gazetarëve ka thëne se zgjedhjet tash janë në duart e votuesve dhe se ai ndihet shumë mirë.
"Besoj se do të fitoj", ka thënë presidenti Bush.
Senatori Kerry do të votojë gjatë ditës në Boston.
Fituesi duhet të sigurojë 272 vota elektorale. Në zgjedhjet e fundit presidenti aktual George Bush kishte fituar më pak vota popullore se kandidati demokrat Al Gore, por shumicën e votave elektorale dhe ky faktor kishte vendosur epilogun e zgjedhjeve të viti 2000.
Ndërkohë, kandidati demokrat për nënpresident John Edëards, i ka thënë rrjetit televiziv NBC se është e pamundur të parashihet fituesi. Ai ka shtuar se do të ketë dalje masovike në zgjedhje, se kjo është mirë për demokracinë dhe se ai është optimist. Edhe analistët parashikojnë dalje rekorde në këto zgjedhje që karakateristikë pos tjerash kanë garën shumë të ngishtë ndërmjet dy kandidatëve.
XS
SM
MD
LG