Ndërlidhjet

GJENEVË


Kombet e Bashkuara në Gjenevë thanë se armata dhe policia e Sudanit kanë rrethuar disa kampe refugjatësh në rajonin e Darfurit.
Zyrtarë të Programit Botëror të Ushqimit thanë se autoritetet sudaneze i kanë penguar agjencive humanitare qasjen në kampe. Zyrtarët kanë shprehur frikën se refugjatët mund të largohen me forcë.
Kriza në Darfur që nga 2003 sipas Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar 1.5 milionë refugjatë dhe vetëm në 7 muajt e fundit vdekjen e 70 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG