Ndërlidhjet

BERLIN


Udhëheqësit botërore po reagojnë me shumë kujdes ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane. Vende aleate të administratës Bush, sic është Polonia e Italia e kanë cilësuar "lajm shumë të mirë fitoren e Bushit". Vladimir Putin, presidenti rus, ka vlerësuar shumë pozitivisht fitoren e mundshme të George Bushit, duke e cilësuar fitore ndaj frikës.
Japonia ka thënë se kushdo të fitojë nuk do ndryshojë asgjë në mardhëniet dypalëshe. Në të njëjtën frymë kanë qenë dhe deklaratat e kryeministrit irakian, i cili ka pohuar në Romë se kushdo të fitojë do jetë miku ynë.
Ndërkaq ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, është treguar i matur në deklaratat e tij, derisa mes Uashingtonit e Berlinit pati thyerje themelore lidhur me Irakun.
"Rezultati për presidentin amerikan ende nuk është vendosur dhe mendoj se është shumë herët të bëjmë një gjykim përfundimtar. Për ne është e rëndësishme të punojmë me partnerët dhe aleatët tanë kryesorë. Por duhet të presim deri në deklarimin e rezultateve përfundimtare", tha Joshka Fisher.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG