Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka kumtuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 23 tetorit, pas rinumërimit të votave. Nga 1.3 milion votues të regjistruar, në zgjedhje kanë dalë mbi 690 mijë votues, apo 53.5 përqind. Sipas zëvendësshefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Jens Modvik, rezultati është i përafërt me atë preleminar të shpallur javën e kaluar:
Rezultatet përfundimtare janë: Lidhja Demokratike e Kosovës, me 45.4 përqind dhe fiton 47 ulëse në Kuvend, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 28.8 përqind dhe 30 ulëse në Kuvend, pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.3 përqind dhe 9 ulëse në Kuvend, subjekti i katërt është Lista Qytetare Ora me 6.2 përqind dhe 7 ulëse në Kuvend. Përfaqësim të drejtpërdrejt në Kuvend kanë siguruar edhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës me 2 vende në Kuvend, si dhe nga një ulëse kanë fituar, Partia e Drejtësisë, Lëvizja Popullore e Kosovës, Partia Demokratike Turke e Kosovës, koalicioni Vakat dhe Partia Liberale e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG