Ndërlidhjet

PRISHTINË


Për të dytën ditë me rradhë, dhjetëra qytetarë e të afërm të personave që llogariten si të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë, kanë bllokuar dy udhëkryqet kryesore të Prishtinës, në kuadër të një proteste triditëshe në kërkim të informacioneve mbi fatin e të zhdukurve.
Të dhënat e administratës së Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 3.500 persona të zhdukur, 3.000 prej të cilëve shqiptarë. Kjo protestë ka pasuar njoftimet e Beogradit zyrtar mbi ekzistimin e 17 varrezave masive në Serbi, prej të cilave deri më tash në Kosovë janë kthyer 330 trupa të pajetë të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG