Ndërlidhjet

KABUL


Kombet e Bashkuara janë gjithmonë e më të shqetësuara për fatin e tre punonjësve të kësaj organizate të rrëmbyer një javë më parë në Kabul. Mes tyre është dhe Shqipe Hebibi nga Peja.
"Prej shtatë ditësh ata janë rrëmbyer dhe duke pasur parasysh kushtet e vështira që duhet të jenë jemi seriozisht të shqetësuar për shëndetin e tyre. Presioni psikologjik mbi ta duhet të jetë shumë i madh derisa nuk e dinë cfarë u prit ditë pas dite, larg familjeve dhe miqve të tyre", ka deklaruar zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq Luftullah Mashall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane, ka thënë se "është shënuar përparim në këtë drejtim" dhe shpresojnë në një zgjidhje paqësore të krizës.
"Ushtria e myslimanëve" grupi që ka marrë përsipër rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj ka shtyrë afatin e ekzekutimit të tyre, duke theksuar se qeveria ka dërguar ndërmjetësuesit dhe janë të gatshëm për bisedime të vërteta. Në deklaratat e rrëmbyesve është vënë re vazhdimisht konfuzion në afatet dhe kërkesat e tyre.
XS
SM
MD
LG