Ndërlidhjet

ZGJEDHJET NË SHBA ZBULUAN NJË ELEKTORAT TË SHQETËSUAR


Washington Post

Zgjedhjet e së martës në Shtetet e Bashkuara kanë pasqyruar hendekun e thellë që ekziston në shoqërinë amerikane mbi cështjet e fesë, gjinisë, rajonit, statusit martesor, orientimit seksual, vlerat dhe nivelin e arsimit. Por, mbi një cështje amerikanët megjithatë janë të bashkuar, ata që të gjithë janë të brengosur.
Disa prej tyre shqetësohen nga kërcënimet mbi vlerat tradicionale, votuesit aprovuan amandamentet kushtetuese në 11 shtete me të cilat ndalohet martesa në mes të dy personave të gjinisë së njejtë. Të tjerët kanë frikë nga humbja e vendeve të punës, por, pothuajse cdonjëri frikësohet nga terrorizmi.
Gjatë fushatës së zotit Bush, qytetarëve u është tërhequr vërrejtja se zoti Kerry do ta shndërronte Amerikën në një vend me mundësi më të mëdha për sulme terroriste dhe njëkohësisht ai do ta thente familjen tradicionale. Gjatë fushatës së zotit Kerry ndërkaq, qytetarëve u është thënë se zoti Bush do të humbaste vendet e tyre të punës dhe sigurimet shëndetësore për shkak të luftës në Irak.
"Frika nga sulmet terroriste ka luajtur një rol vendimtar në përzgjedhjen e kandidatëve”, thotë Jon Krosnick, ekspert i shkencave politike në Universitetin e Stanfordit. George Marcus ndërkaq nga Williams Collegeështë i mendimit se “zgjedhjet ishin një referendum për të përcaktuar se cili shqetësim i amerikanëve është më i rëndësishmi – frika nga terrorizmi apo problemet ekonomike”. Zoti Marcus madje thotë se pikërisht për këtë arsye ka më shumë demokratë kanë mbështetur zotin Bush se sa republikanë që kanë votuar për zotin Kerry.
Drejtorin e Qendrës për Studime Politike në Universitetin e Minnesotas, Wendy Rahn, I cili thotë se “populli amerikan është i mbështjellur me shqetësimet mbi terrorizmin, globalizmin, ekonominë e brishtë dhe betejat kulturore”. Sipas tij, “kandidati i cili është në gjendje të shpjegojë rrënjët prej nga kanë ardhur këto ndjenja, do të jetë më i suksesshmi”.

XS
SM
MD
LG