Ndërlidhjet

KABUL


Rrëmbyesit e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj ndërkombëtarë që punonin për Kombet e Bashkuara në Afganistan, kanë bërë të ditur se i kanë dhënë zyrtarëve afganë një listë me emrat e 26 të burgosurve, që duhet të lirohen në shkëmbim të Shqipe Hebibit dhe dy ndërkombëtarëve të tjerë.
Zëdhënësi i "Ushtrisë së Myslimanëve", grupi qw ka marrw pwrsipwr rrwmbimin, tha se bisedimet do vazhdojnë pas dy ditësh, duke shtuar se pengjet do jenë të sigurta derisa bisedimet vazhdojnë.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Kabul, Manoel Almeida de Silva duke folur gjatë ditës për gjendjen e pengjeve ka thënë:
"Njerëzit që pretendojnë të kenë kontrollin ndaj tre kolegëve tanë i kanë deklaruar mediave se ata nuk janë në gjendje të mirë shëndëetësore. Nëse është kështu përgjigjja më e mirë për kushtet e tyre shëndetësore është lirimi i menjëherëshëm."
Kërkesës së de Silva i është bashkangjitur dhe Bexhet Pacolli, që gjendet në Afganistan në përpjekje për të ndihmuar në lirimin e saj.
"Shqipe Hebibi shkoi në Afganistan të ndihmojë vëllezerit tanë në këtë vend, duke e ditur se gjendja në Kosovë dhe Afganistan është e njëjtë. Ajo vjen nga një familje dhe një vend i varfër, që nuk mund ta ndihmojë apo mbështesë. Ju lutemi lirojeni Shqipe Hebibin.", thuhet në apelin e Behxhet Pacollit.
XS
SM
MD
LG