Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Ijad Allaui ka autorizuar forcat amerikane dhe ato irakiane për sulme tokësore në qytetin e Falluxhës, që kontrollohet nga militantët.
Qëllimi i ofensivës është të mposhtim terroristët, ka thënë Allaui.
"Ne do ndjekim terroristët. Ne nuk kërkojmë askënd tjetër dhe gjithë populli irakian përfshirë dhe ata në Falluxha, kërkojnë nga ne që t'i shfarosim terroristët dhe të vendosim sundimin e ligjit në Falluxha. Dhe kjo është ajo që synojëm të bëjmë", tha Allaui.
Kreu i ekzekutivit irakain ka vendosur ndalim qarkullimin në zonat rreth Falluxhës, derisa nga dje është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në gjithë vendin me përjashtim të Kurdistanit. Në këtë kuadër edhe aeroporti i Bagdadit është mbyllur. Mbi 10 mijë trupa amerikane kanë rrethuar Falluxhën, derisa shumë civilë janë larguar nga qyteti.
XS
SM
MD
LG