Kreu i agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore, Mohamed El-Baradei, ka shprehur optimizëm të përmbajtur rreth njoftimeve për marrëveshjen e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Teheranit lidhur me programet bërthamore të Iranit.
"Më kanë thënë se është ende një marrëveshje jo përfundimtare mes Iranit nga një anë dhe Britanisë, Francës e Gjermanisë nga ana tjetër. Kam biseduar me të dyja palët dhe shpresoj që ata do të nënshkruajnë këtë marrëveshje, që besoj se është një hap në drejtimin e duhur", ka thënë El Baradei. Programet bërthamore të Iranit kanë ngritur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit.